Genc Pollo paralajmëron Lulzim Bashën: Do të përgjigjesh për këtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Genc Pollo shprehet se Lulzim Basha do përgjigjet për vendosjen e dyerve e dritareve në selinë e PD-së.

“Montimi këto ditë i portave dhe i dritareve të blinduara në katin përdhes të selisë së Partisë Demokratike është sa e dënueshme aq edhe qesharake. Basha dhe ish zyrtarët do të përgjigjen për këtë”, shkruan Pollo në një postim në rrjetet sociale.

“Por në çdo rast selia duhet t’i kthehet organeve legjitme të PD siç kanë vendosur kuvendi dhe anëtarësia. Jo më vonë se 8 janar!  Të shtunën, 8 janar, ora 12:00 shihemi aty”, shton anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

You may also like