Gega nuk duron: Gjyqtarët duhet të kenë pak shtyllë kurrizore!

by admin
Spread the love

Skënder Gega e ka me gjykimin. Trajneri i Skënderbeut, pas humbjes ndaj Egnatias deklaroi: “Egnatia erdhi me qëllimet e tyre, i respektoj. Secili ka ecurinë e vet, por ndjej keqardhje. Kisha besim se do bëja mirë, por çfarë më rëndon dhe më bën të ndjej keqardhjeje është arbitrimi. Jam munduar të mos merrem me ta, por çdo gjë ka limit.

Është hera e dytë që ky arbitër vjen në Korçë dhe bën çfarë të dojë. Ok, por të paktën ta shihte në VAR. Ai u tha lojtarëve të mi që ishte prekje me dorë, por lojtari i Egnatias ishte i shtrirë… Marr përsipër përgjegjësitë e mia, por këta që vijnë arbitrojnë dhe quhen gjyqtarë, duhet të jenë pak me shtyllë kurrizore. Më e qartë sesa e dhatë ju, nuk besoj se do e japë njeri”.

“Pretenduam për penallti edhe ndaj Partizanit, mediat thanë që ishte penallti. Ky personi që erdhi sot në Korçë ishte edhe me Kukësin. Kemi punuar gjithë javën, asnjë person nuk ka të drejtë – çfarëdo sponsori të ketë apo ku e merr pensionin – të vijë dhe të vendosë fatin e një qyteti si Korça.

Person pa pikë ndërgjegje, e përdor bilbilin si të dojë. Ai e di që nga e hëna nuk flet më kush për të. Është hera e dytë që e bën, qytetaria e Korçës e lejon, nuk do guxonte ta bënte në fusha të tjera”, tha Gega në “Gol pas Goli”.

“Kartoni i Berishës? Mund të ishte edhe i verdhë… I kam porositur lojtarët që nuk duhet të dalin nga vetvetja. Ishte fraksion sekonde, por na dëmtoi shumë dalja e tij. Lojtarët i falënderova për atë që dhanë.

Do e drejtoj Skënderbeun deri në ndeshjen e fundit, nuk largohem. Përgjegjësia do të jetë, por nga sot kam lidhje edhe më të forta me Korçën. Ju siguroj se Skënderbeu do të rikthehet pas 9 muajsh. I uroj suksese çdo njeriu që ishte në garë me ne”, përfundoi trajneri i Skënderbeut. / oversport.tv

You may also like