Gega: Dua të filloj me fitore, koha për të marrë maksimumin

by admin
Spread the love

“Çdo moment është koha për të marrë maksimumin. Dëshira e të gjithëve është të bëjmë këtë gjë dhe do përpiqemi. Nuk e di a do ia arrij ose jo, sepse nuk mund ta përcaktoj më para”. Kështu e ka nisur fjalën e tij Skënder Gega në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Kukësit.

“Do bëjmë maksimumin. Jemi stërvitur këto ditë dhe mundohemi të korrigjohemi atje ku kemi gabuar. Siç është një javë, nuk është java tjetër. E dimë që Kukësi është një ekip i mirë, nuk është rastësisht aty ku është. Duhet të jemi të kujdesshëm, Kukësi është një ekip shumë i mirë”.

QËLLIMI- “Unë kam dëshirë të filloj me një fitore, por është një ndeshje që asgjë nuk zgjidhet përpara se të fillojë. Gjatë kohës shpresojë që gjërat të shkojnë mirë dhe lojtarët të zbatojnë detyrat e tyre. Patjetër që do mbrohemi (qesh). Ku ka futboll pa mbrojtje”.

BALANCAT- “Problemi është tek balanca. Në akademitë e fëmijëve mund të kënaqesh me një lojë të bukur, por në fund fare është rezultati. Për fitore duhet të funksionojnë të gjitha repartet. Loja kolektive e bën grupin e fortë”.

“Ukrainas te Skënderbeu? Patjetër, çdo futbollist që i jepet mundësia të vijë dhe ka kualitet, bën diferencën. Është e hapur çdo gjë, ky është futbolli. Hyjnë të gjithë në garë dhe fiton ai që është më i miri.

Unë nuk jam në dijeni për këtë, kam biseduar me presidentin Takaj që është një variant, që jo vetëm Skënderbeu po shumë skuadra në rajon po e shikojnë si treg. Sepse është ligji. Njerëzit duhet të përfitojnë” /oversport.tv

You may also like