Gega: Do të japim maksimumin në çdo ndeshje, jam pjesë e historisë së Partizanit

by admin
Spread the love

Trajneri i Skënderbeut, Skënder Gega ka folur në emisionin “Gol pas Goli” pas barazimit që korçarët morën përballë Partizanit:

Teknikisht, kam qenë i kënaqur më atë që kanë dhënë futbollistë në fushë. Unë isha i sigurt dhe i qartë që mundësitë janë më të mëdha. Nuk është sekret, lojtarët kanë diferencë, sot ata që u kthyen na ndihmuan shumë.

Partizanin nuk e ndala unë, mund ta fitonte vetë ndeshjen. Kam emocione, jam rritur me frymën e atyre tifozëve, kam mirënjohje dhe respekt. I tillë është profesioni, që nga momenti që kam ikur nga Partizani janë ndërruar pesë trajnerë. Erdha te Skënderbeu edhe nga dashamirësia, unë do të bëj më të mirën e mundshme t’i marr gjithsecilit 100%.

Arsyeja që jemi këtu, problemet janë te cilësia. Unë mundohen që lojtarët të ndihen mirë, si të barabartë. Kam pasur mungesa dhe jam munduar t’i jap besim lojtarëve. Dua të dalë me kokën lart në çdo ndeshje, që janë finale. Do të besojmë, njeriu me punë mund t’ia ndalë.

Lojtarët e mi e dinë historinë e Partizanit dhe unë jam pjesë e asaj historie, kam qenë kontribues, është dashuri që s’mund ta mohoj, por profesioni i tillë është , duhet të marr maksimumin ku punoj dhe të marr maksimumin nga lojtarët”, ka thënë Gega. / Oversport.tv

You may also like