Gedis Nano u lë porosi efektivëve: Patrulloni vijën bregdetare dhe filmoni çdo manovër të rrezikshme të mjeteve lundruese

by admin
Spread the love

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka dhënë porosi që të caktohen punonjës policie, kryesisht të Policisë Kriminale a të Rendit, për të patrulluar në vijën bregdetare.

Ai është shprehur se duhet të ketë patrullime aty ku ka grumbullime masive të pushuesve dhe të filmojnë çdo rast të tentativës për manovra të rrezikshme nga “Jet ski”-të apo skafet, qoftë brenda perimetrit të sigurisë, ashtu edhe në afërsi të perimetrit të sigurisë.

Në urdhërin e Nanos, thuhet se punonjësit e Policisë që janë me shërbim në plazhet e vendit të insktruktohen dhe të angazhohen në punë, si turni i parë ashtu edhe i dyti, për të patrulluar pandërprerë në vijën bregdetare dhe të evidentojnë çdo mjet lundrues që cenon sigurinë e jetës së pushuesve.

Qoftë punonjësit civilë, ashtu edhe punonjësit me biçikleta apo me patrullat e rendit, për çdo rast të konstatuar, filmimet t’ua dërgojnë menjëherë Policisë Kufitare, e cila të reagojë në kohë reale duke bllokuar mjetin dhe duke e ndëshkuar me masë administrative”, ka thënë Nano.

Në letërporosinë gjithashtu, thuhet se Gledis Nano, ka kërkuar rritje të prezencës policore përgjatë muajit Gusht edhe në zonat turistike e malore.

You may also like