Geci publikon emaile të Krasniqit që kërkonte mendim nga ministria për leje, komuna e Podujevës e quan shantazh

by admin
Spread the love

Arkitekti të cilit iu refuzua plani për ndërtimin e vilave në Batllavë të Podujevës, Visar Geci, ka publikuar dy dy emaile, ku në njërën sipas tij thuhet se drejtori i Urbanizmit në komunën e Podujevës, Leutrim Krasniqi, ka kërkuar nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës sqarime se si duhet ndjekur procedurat për dhënien e lejes ujore.

Në emailin që mban emrin e drejtorit të Urbanizmit në Podujevë, Leutrim Krasniqi, e që pretendohet të jetë dërguar më 30 nëntor 2022, Krasniqi ka pyetur në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës se “a duhet aplikuesi të pajiset paraprakisht me leje ujore para se të aplikoj për leje ndërtimore?”.

Po ashtu, Krasniqi ka pyetur në MMPHI se a mundet që komuna e Podujevës “të lëshoj leje ujore”.

Ndërsa, sipas emailit të publikuar nga Geci, në përgjigjen e ministrisë thuhet se “siç e kemi potencuar disa herë në takime, leja ujore jepet pas lejes ndërtimore”.

Kurse, sa i përket asaj se a lëshon komuna leje ujore, në përgjigjen e ministrisë thuhet se “me sa jemi ne në dijeni MMPHI ende nuk i ka bartur kompetencat komunës për lëshimin e akteve ujore, andaj deri në elegimin e kompetencave, me akte ujore duhet pajisur në ARPL”, transmeton Klankosova.tv.

Besianë.

 

Në reagimin e komunës thuhet se kërcënimet, ofendimet dhe denigrimi publik nga ana e Visar Gecit e Blend Zymit ndaj kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtorit të Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Leutrim Krasniqi, sipas tyre, duke shantazhuar e fyer me qëllim të realizimit të kërkesës së tyer për ndërtimin e vilave në Brainë janë të papranueshme.

“I dënojmë këto sulme si dhe kërkojmë nga organet e rendit që t’i hetojnë.

Synimet janë të shumta për ta degraduar hapësirën përreth Liqenit të Batllavës nga eksponentë të ndryshëm, por vendosshmëria jonë për ta mbrojtur këtë pasuri natyrore të Llapit e Kosovës është maksimale.

Andaj asnjë kërcënim, sulm apo shantazh nuk do të na zbrapsë në vendosjen e ligjshmërisë në atë zonë”, thuhet në reagimin e komunës, transmeton Klankosova.tv.

Të njëjtin reagim e ka shpërndarë edhe Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë, ndërsa reagimin e komunës dhe të VV-së, Geci i quajti si “koordinim i krimit”.

Refuzohet plani i vilave në Batllavë: Pronarët akuzojnë Komunën, kjo thotë se po e zbaton ligjin

 

You may also like