GDF sekuestron rreth 6 milionë euro pasuri, i përkisnin biznemenit shqiptar

by admin
Spread the love

Gati 6 milonë euro pasuri  në pronësi të një biznesmeni shqiptar ka sekuestruara Guardia di Finanza gjatë një operacioni blitz në Breshia të Italisë.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për sipërmarrësin shqiptar, Gëzim Sallaku, i cili ka qenë edhe president i klubit të futbollit Darfo.

Sekuestrimi u urdhërua pas hetimeve komplekse të natyrës ekonomike, pasurore dhe të të ardhurave që zbuluan një disproporcion të madh midis standardit të jetesës së Sallakut dhe të ardhurave të deklaruara nga ai në organet tatimore.

Në të njëjtën kohë, policia gjyqësore ka kryer kontrolle në disa banesa pas dyshimeve për transferim të paligjshëm vlerash monetare. Nën hetim janë edhe 69 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash ku dyshohet si i përfshirë edhe biznesmeni shqiptar.

Sallaku është një emr i njohur dhe për autoritet shqiptare. Një vit më parë Policia e Shtetit ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, në pronësi të biznesmenit shqiptar, vëllait të tij, Saimir Sallakut dhe një personi tjetër, me të cilin dy vëllezërit kanë lidhje shoqërore.

Sallaku ka qenë i dënuar në Itali nga viti 1999-2008. Ai akuzohej për pastrim parash, ndërsa kishte krijuar perandorinë e tij në Itali, duke blerë shumë restorante e madje edhe një klub futbolli. 50-vjeçari cilësohet edhe si trafikant i makinave luksoze nga Italia në Europën Lindore.


Top Channel

You may also like