Gazment Demi: Unë e kam realizuar titullin tim, tani radhën e ka Kolela

by admin
Spread the love

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ka folur për mediat pas suksesit në Derbi përballë Tiranës. Goli i Xhuliano Skukës në mbrëmjen e djeshme, i shpall “demat” kampionë dimri, të cilët ndodhen në vendin e parë të klasifikimit të Abissnet Superiore.

Si ju duk loja e skuadrës dhe sa i lumtur jeni për këtë fitore?

Demi: Mendoj se skuadra zhvilloi një lojë të mirë. Pas golit e menaxhuam shumë mirë rezultatin deri në fund për të mbërritur te fitorja.

Një fitore që vjen pas gjashtë ndeshjesh?

Demi: Po është e vërtetë. E fituam këtë të shtatën, por para këtyre ndeshjeve ju të gjithë e dini se kush ka qenë fitues në epokën “Demi”.

E kishit pritur në fillim të sezonit të shpalleshit kampionë dimri?

Demi: Ju e dini të gjithë, Partizani në çdo sezon futet për të fituar titullin kampion. Kështu që po, e kishim pritur.

Trajneri Kolela me këtë ecuri të deritanishme duket se e ka thyer “tersin” e italianëve…

Demi: Po, e uroj Kolelën, po ecën mirë. Është një trajner i një stadi shumë të lartë, sepse po e mban ekipin në krye, por edhe po e ndihmon Partizanin me angazhimin dhe rritjen e djemve të rinj.

Keni ndërtuar stadiumin, tani kërkoni edhe titullin. Është ëndërr e realizueshme brenda një viti?

Demi: Unë titullin tim e kam realizuar, tjetrin e ka në dorë Colella me lojtarët dhe gjithë pjesën tjetër që punon me skuadrën. Shpresojmë që shumë shpejt të ndërtojmë edhe fushat dhe ta mbarojmë kompleksin.

Do të ndërhyni në merkaton e janarit?

Demi: Ata e dinë.

Jeni gati t‘ua plotësoni dëshirat?

Demi: Po, po, patjetër.

You may also like