Gazment Bardhi i tregon “dhëmbët Berishës”, zbulon shifrën: Ja sa delegatë kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit

by admin
Spread the love

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka konfirmuar se për Kuvendin e datës 18 kanë firmosur 5259 delegatë. Numri dy i demokratëve tha se 69% e demokratëve kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha.

Deklarata e Bardhit:

“Anëtarët e Kuvendit nuk i kanë hedhur në kosh me përgjegjësinë e tyre kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD. Secili prej tyre ka nënshkruar nën prezencën e një zyrtari të partisë formularin. Kësaj thirrje përçarëse nuk i janë përgjigjur duke konfirmuar pjesëmarrje 5259 anëtarë të Kuvendit ose 69% e tyre”, deklaroi Bardhi.

You may also like