Gazment Bardhi del në konferencë për mediat, lexon të gjithë emrat e delegatëve të Kuvendit të 18 Dhjetorit

by admin
Spread the love

Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka bërë publik emrat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së që u mbajtën në 18 Dhjetor.

Bardhi tha se edhe pse nuk është praktikë, PD ka vendosur që në emër të transparencës të bëjë publikë emrat e delegatëve që ishin të pranishëm. Sipas Bardhit ish-kryeministri Sali Berisha u përpoq që të bënte gjithçka për të penguar mbajtjen e këtij Kuvendi, qoftë edhe përmes kërcënimit të delegatëve.

Vetë Bardhi ka nisur leximin e të gjithë emrave që janë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së.

You may also like