Gazi Babë, raportohet se mësuesi ka rrahur një nxënës

by admin
Spread the love





MPBB njofton se është raportuar se një mësues nga Gazi Baba ka sulmuar fizikisht një nxënës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se edhe nga spitali i qytetit është raportuar se një i mitur është dërguar me lëndime, deri sa është raportuar se ka qenë i rrahur nga mësuesi.

“Më datë 09.02.2023 në ora 11:00 në Stacionin e Policisë në Gazi Babë, N.J.(51) ka raportuar se me datë 07.02.2023 rreth orës 11:00 është sulmuar fizikisht nipi i tij i mitur nga një mësues në një shkollë fillore në rajonin e Gazi Babës. Lidhur me rastin me datë 08.02.2023 në ora 22:40, nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur i lënduar, i cili është sulmuar fizikisht nga mësuesi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.







Artikulli paraprakErdogani premton nga 530 dollarë ndihmë të menjëhershme financiare për të prekurit nga tërmeti




You may also like