Gazetarja zbulon portën mbrapa shkollës, i panjohuri e shtyn: Ik bre dreq

by admin
Spread the love

Denoncuesja e radhës na çon në Shkodër. Zonja ka dalë e para në portalin “mësues për Shqipërinë” në vitin 2017 dhe i ofrojnë një kontratë provizore si zëvendësuese.

Në të njëjtën kohë drejtoria e shkollës shpall vend vakant, në të cilin vjen një tjetër arsimtare.

“Jam konkurrente e portalit mësues për Shqipërinë. Jam shpallur e para në profilin “Biologji”. Jam me kontratë të përkohshme në gjimnazin “Jordan Misja” në Shkodër. Në atë kohë largohet mësuesja që unë zëvendësoja dhe vendi shpallet i lirë më 13 Maj 2017. Në vend që të kaloja me kontratë 1-vjeçare prove dhe të emërohesha definitive për çudi në Korrik 2017 ndërprehet marrëdhënia e punës dhe aty bëhet një lëvizje paralele e një mësueseje nga Shkolla e Velipojës”.

Ndërsa kërkojmë takim me drejtoreshën e gjimnazit “Jordan Misja”, “Stop” ndeshet me një situatë tjetër.Një derë e pasme nga ku dalin gjimnazistët. Ndërsa gazetarja kërkon sqarim për këtë situatë, disa persona e shtyjnë me forcë, derisa vjen policia.

Roja i shkollës 9 vjeçare: “Jordani” është kjo këtej.

Gazetarja: Kjo këtu?

Roja i shkollës 9 vjeçare: Po!

Gazetarja: Nuk ka ndonjë hyrje aty?

Roja i shkollës 9 vjeçare: Jo!

Gazetarja: O çuna, nga dolët ju?

Gjimnazisti: Aty!

Gazetarja: Jeni gjimnazistë?

Gjimnazisti: Po!

Gazetarja takon rojen e gjimnazit.

Gazetarja: Si je shefi?

Roja i Gjimnazit “Jordan Misja”: Mirë!

Gazetarja: Andej nga para, ti je?

Roja i Gjimnazit “Jordan Misja”: Po! Po! Një minutë ta marrsha, se kam nxënësit duke dalë! (duan gjimnazistët të dalin dhe në atë moment siç kanë bërë gjithmonë) Një minutë ta marrsha, se kam nxënësit duke dalë!

Gazetarja: E dini, që të nxjerrësh nxënësit këtëj është e palejueshme, e palejueshme?!

Roja i Gjimnazit “Jordan Misja”: Jo këtej, nuk ashtu..!

Gazetarja: Hape pak derën!

Roja i Gjimnazit “Jordan Misja”: Ta marrsha një minutë! Ta marrsha një minutë!

Një person i paidentifikuar, pa asnjë lidhje me shkollën vjen e shtyn gazetaren.

panjohuri: Do me hy me forcë aaa? Heke aty, ec! Do me hy me forcë? A je televizor?

Gazetarja: Po ti, që më prek mua, kush je?

I panjohuri: Ça të preka? Të tërheka!

Gazetarja: Mos u largo, të marr policinë dhe të vijë këtu!

I panjohuri: Ouuuuu..!

Gazetarja: Kush je ti?

I panjohuri: Ke ardh prej Tirone, ik bre dreq!

Gazetarja: Jo, jo mos ik, se po vjen policia! Ku po shkon, kush je?….

Më në fund gazetarja arrin të takojë drejtoreshën e “Jordan Misja”, Ardiana Ndreu. Por zonja Ndreu pretendon, se kopja e emërimit definitiv të mësueses është dokument fals.

“Ajo është false. Nuk kam pasur kurrë fëmijë me atë në shkollën “Jordan Misja” deri sivjet”, tha drejtoresha./Tv Klan

 

You may also like