Gazetarja e njohur i jep fund beqarisë, Ardit Gjebrea zbulon kur do të mbahet dasma

by admin
Spread the love

Gazetarja e njohur shqiptare, Kozeta Kurti ka vendosur t’i japë fund beqarisë dhe të martohet. Ajo e bëri këtë deklaratë të bujshme në festivalin “Kënga Magjike”, teksa kaq i është dashur moderatorit e artistit të njohur Ardit Gjebrea që t’i rrëmbente edhe se kur do të martohej.

Kozeta ka zbuluar pak kohë më parë që është e dashuruar dhe në një marrëdhënie, ndërsa tashmë zbuloi edhe se do të martohet në muajin korrik.

Pjesë nga biseda në Natën e Dytë të Festivalit “Kënga Magjike”:

Kozeta: Dhe që unë mos të dukem si gjithmonë besnike e mendimeve të mia, pavarësisht se ose nuk kam rënë në dashuri që nuk më vjen kjo dashuria kaq e madhe sa i vjen Anxhelës, ose…

Ardit: Si nuk ke rënë në dashuri? Më fal pak, a kemi dasmë në korrik?

Kozeta: E kemi.

Ardit: Deklaruam një të re për Kozeta Kurtin! U desh të dilte sonte që në korrik do kemi dasmë!

Anxhela Faber: Mirë që e thashë unë atë deklaratën e dashurisë, se s’do e kishim marrë vesh.

Ardit: Dhe nuk është thënë asnjëherë, mezi prisja ta thosha. Jeshile për dasmën, më falni…

You may also like