Gazetarja Anila Hoxha plas skandalin: Një mallkim! Ky është një lëmsh i madh korrupsioni

by admin
Spread the love

Gazetarja Anila Hoxha po fliste për zjarret në vend dhe efektivitetit të autoriteteve në situatat e tilla, ajo u shpreh se niveli i përgatitjes së Ministrisë së Mbrojtjes në këto raste është shumë minimalist dhe aspak profesionist.

Hoxha u shpreh se helikopterët “Cougar” në Shqipëri janë një lëmsh korrupsioni dhe shkaktojnë dëm në buxhetin e shtetit për mirëmbajtje dhe qera.

Anila Hoxha: Duket sikur jo vetëm është mallkim por është edhe një lëmsh korrupsioni në rastin më të keq. Jam marrë me këtë investigim nga gushti 2021, ku kam botuar një investigim dhe ishte pikëshit “cougar” i fundit. Situata në atë kohë ishte e nderë, teknikët dhe pilotët me shpirt dhe humanizëm e morën përsipër rrezikun, edhe pse ky cougar nuk e kishte kryer manualin. Pasi për orë fluturimi dhe qëndrimi kërkohet mirëmbajtje. Por kur shteti nuk investon fillon falimentimi i këtij helikopteri. Ai pësoi defekt me vetëm katër orë fluturim, ky helikopter vazhdon të shkaktojë jo etëm dëm për buxhetin e shtetit për mirëmbajtje dhe qera.

Helikopteri i parë supozohej që do të transportonte të gjitha autoritetet e larta shqiptare. Ushtarakët këmbëngulnin se nuk duhej një helikopter VIP por gjithëpërfshirës.

Teorikisht jemi shumë në rregull dhe I kemi kapur standartet, vitin e kaluar u rrezikuan jo vetëm pasuritë por edhe jeta e banorëve në fshatin Dukat. Mënyra se si duhet të funksionojë emergjenca civile duhej të ishte krejt ndryshe.

Tani në terren, ka vetëm katër zjarrfikëse, si mund të menaxhohen zjarre në një vend si Vlora? Në Gjirokastër gjithashtu është e njëjta situatë.

You may also like