Kryeredaktor i BIRN, Besart Likmeta në emisionin ‘Open’ në News24 foli për aferën e inceneratorëve. Gjatë bisedës në studio, ai theksoi se jo vetëm inceneratori i Elbasanit dhe i Fierit, por edhe inceneratori i Tiranës nuk i përmbush funksionet.
“Kemi pas paguar 80 mijë euro, e vërtetë është që nga këto inceneratorë, askush nuk i përmbush funksionet. Inceneratori i Tiranës pritet se është e njëjta skenë, flasim për ato venddepozitime që ne shohim dhe është mbuluar e pemë. Nuk po themi që nuk është bërë punë në Sharrë, por dyshohet se dhjetëra milionë euro, që po hetohen nga Prokuroria. Duhet të kishte hetime në mënyrë proaktive. Ne paguajmë prokurorë me rroga të ngjashme si në Gjermani federale dhe duhet të presim të njëjtën shërbim. Resurset e tyre për të bërë hetime janë shumë të mëdha, ne nuk mund të detyrojmë njerëz të japin përgjigje me zor. Duhet të presim nga drejtësia por puna është se sa duhet të presim”, tha ai.
Sa i përket protestës, ai tha se protesta duhet të ishte drejtuar drejt institucioneve të drejtësisë.
“Për qytetarët me rëndësi është që një skemë e dyshuar si skemë piramidale të përfundojë dhe paratë të shkojnë në drejtimin e duhur”, tha më tej ai.