Gazetari i njohur nxjerr prapaskenat nga protesta e dhunshme në selinë blu, Hoxha del me paralajmërimin e fortë

by admin
Spread the love

Për përfaqësuesin e grupimit të Rithemelimit të PD-së, Lisandër Hoxha protesta në selinë blu ishte e organizuar mirë nga Basha dhe Rama, që nga ka momenti i ndërhyrjes së policisë duke hedhur gaz lotsjellës.

“Shumë e qartë kemi një stabilokraci, ku palët në marrëveshje me njëri-tjetrin duan të na mbajnë peng të ardhmen dhe demokracinë. A janë të lumtur sot shqiptarët me llojin e opozitës sot? A janë të lumtur me kryetarin e sotëm të opozitës? Basha vuan nga sindromat e psikopatisë e blindon dyert dhe për një karrige. Për Lulzim Bashën nuk ka paqe. Ai zgjohet në mëngjes e shoqërohet me 30 kriminelë, janë ato kriminelë që iu lexuan emrat nga policia. Janë sot në selinë e PD, njerëz me armë”, tha Hoxha për emisionin ‘Breaking’.

Për gazetarin Bledian Koka dukej qartë se ka pasur një koordinim të qartë mes Bashës dhe policisë dhe kjo u duk edhe me deklaratat paraprake për të kërkuar ndihmë, në një kohë që policia ndërhyri menjëherë.

“U bë mirë që ndërhyri policia, sepse situata nuk ishte mirë. Policia është pasoja e një shkaku të madh, mos marrëveshja mes PD-së që nuk u zgjidhën as me kuvende, referendume. Kjo tregon se në atë që PD quhet e për mua nuk ekziston më.  Këtu nuk është më çështje të diskutosh është Basha i shitur ose jo, është kunati partner i godinës apo është i përshirë në afera siç ishte ajo e Portit të Durrësit. Ata që janë Komisioni i Rithemelimit, opozita reale duhet të rimendojmë për strategjinë e tyre. Marrja e godinës e zbeh atë që e ka qëllimin, për mua vendi është pa opozitë. Linja zyrtare e opozitës është  me pushtetin. Të mendojnë për rithemelimin  e opozitës në Shqipëri, nëse nuk ndodh ne do të jemi si në Serbi”, tha Koka.

You may also like