Gazetari i njohur jep informacion “bombë”: Berisha dhe Basha i janë drejtuar Gjykatës për fatin e PD, ja kush e fiton garën

by admin
Spread the love

Gazetari Everest Dedaj ka dhënë disa informacione të rëndësishme për fatin që do të ketë pas përplasjes Basha-Berisha. Sipas gazetarit Dedaj, si Basha ashtu dhe Berisha kanë mbështetje të konsiderueshme në radhët e demokratëve dhe fatin e partisë do ta përcaktojë gjykata.

Në një lidhje direkte në një emision, ai shtoi se me konsultimet e tij me juristë, gjykata me shumë gjasa do t’i japë të drejtë Bashës për ndryshimet statutore.

Pjesë nga biseda:

Dedaj: Ajo çfarë është evidente është fakti që është një situatë e pazakonte për të gjithë klasën politike në 30 vitet e fundit, jo vetëm për shkak të marrëdhënies mes dy liderëve të PD-së por procedurës që kanë zgjedhur. E para nisim me Foltoren, në fillimet e saj u pa mundësi e mirë për PD-në për shkak të mungesës së një debati të brendshëm për shkak të krizës së brendshme, që ishte më herët aty. Asnjë sot nga këta zyrtarë të lartë që ka marrë flamurin e PD-së nuk ka folur publikisht për të sjellë teza konkrete për PD-në. U desh inati i z.Berishës për të sjellë një situatë që u pa si mundësi. Kjo krijoi një përçarje. Janë dy palë që gëzojnë mbështetje të gjerë në PD. Pjesa më e madhe e demokratëve janë për një lider të ri duke mos pranuar as z.Basha dhe as z.Berisha.

A do jetë kompetitive për të mundur Ramën?

Dedaj: Është një situatë e vështire dhe që do zgjasë për disa kohë. Por afrimi i zgjedhjeve vendore do të sjellë një lëvizje të re brenda kësaj force që do të ketë një riorganizim për të sjellë alternative në zgjedhje lokale dhe më pas në zgjedhjet e përgjithshme.

Kandidaturat kush do i propozojë?

Dedaj: Tashmë kemi një proces gjyqësor dhe duhet parë si do të vijojë kjo çështje. Sa jam konsultuar unë me juristë, duket se favoritë për statutin është zoti Basha.

You may also like