Gazeta e madhe franceze tallet me Leo Messin pas humbjes së PSG-s nga Real Madridi

by admin
Spread the love

Në një ndeshje spektakolare, Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të garës më të madhe për klube, Liga e Kampionëve.

Skuadra e Carlo Ancelottit ishte mbrëmë nikoqire e Paris Saint-Germainit në “Santiago Bernabeu” në kuadër të fazës së eliminimit direkt, shkruan FrontOnline.

Ndonëse nga ndeshja e parë ishte në disavantazh 1:0, Real Madridi riktheu sonte epërsinë duke fituar 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm, 3:2 u kualifikua tutje.

Pas eliminimit, reagimi nga mediumi prestigjioz “L’Equipe” ishte tejet interesant.

Versioni dixhital i francezes “L’Équipe” i kryeson informacionet e saj për ndeshjen në fjalë me titullin ‘Irrationnel’. Një fjalë që do të thotë “irracionale”, por që luan edhe me emrin e Messit, Lionel (irrat-ionnel). Në fakt, një foto e vetme e yllit argjentinas në moment dëshpërimi ilustron faqen e parë.

Në faqen që ilustron kronikën e ndeshjes, fotoja është Karim Benzema, arkitekti i madh i përmbysjes dhe kualifikimit të Real Madridit, duke shënuar të tre golat në pjesën e dytë. “Le Messie”, i përkthyer “Mesia”, është titulli që aludon gjithashtu për Messin.

You may also like