Gaza “zgjohet” me shpërthime, Izraeli intensifikon sulmet – Shqip

by admin
Spread the love

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se rreth 300 objektiva të Hamasit janë goditur gjatë 24-orëshit të fundit, si në sulmet ajrore, ashtu edhe nga ato tokësore në Gaza. Sipas tyre, shumë terroristë të Hamasit janë vrarë.

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Jonathan Conricus thotë se forcat izraelite po mbështeten nga shumë fuqi zjarri dhe inteligjencë, teksa ka shtuar se sulmet ndaj Hamasit po ndodhin nga toka dhe nga ajri.

“IDF po godit të gjitha pjesët e Rripit të Gazës, duke i fokusuar sulmet e tyre në Gazën veriore, qendrën e gravitetit të Hamasit”, thotë Conricus.

Nga ana tjetër, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se zona rreth spitalit Al Quds në qytetin e Gazës ka qenë nën bombardime të forta nga forcat izraelite.

Marwan Jilani, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe tha për BBC News se spitali Al Quds në qytetin e Gazës ishte nën bombardime të forta gjatë natës.

Dy ndërtesat shtesë të Al Quds, një qendër mjekësore emergjente dhe depo kryesore, u dëmtuan rëndë dhe tani janë jashtë shërbimit./tvklan.al

You may also like