GAZA – OKB: Ndërpritet furnizimi me ujë për mungesë karburanti

by admin
Spread the love

GAZA, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Furnizimi me ujë në Rripin e Gazës është ndërprerë për shkak të mungesës së karburantit, deklaruan Kombet e Bashkuara.

”Për shkak të mungesës së karburantit, stacionet publike të pompimit të ujërave të zeza, 60 puse uji në jug, dy impiantet kryesore të shkripëzimit në Rafah dhe në zonën qendrore, dy pompat kryesore të ujërave të zeza në jug dhe impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në Rafah janë ndalur”, raportoi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

”E kombinuar me mbylljen e shërbimeve sanitare komunale, kjo përbën një kërcënim serioz për shëndetin publik, duke rritur rrezikun e ndotjes së ujit dhe shpërthimit të sëmundjeve”, theksohet në deklaratë.

Organizata nuk e di se si do të jetë në gjendje të ruajë mbështetjen e saj humanitare për qindra mijëra njerëz në gjysmën e dytë të javës.

Furnizimet e fundit të karburantit praktikisht janë shteruar.

Kjo gjithashtu rrezikon shpërndarjen e ndihmave humanitare nga Egjipti përmes pikës kufitare Rafah./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like