GAZA – Hamasi: Do të vazhdojmë negociatat derisa të arrihet një marrëveshje

by admin
Spread the love

GAZA, 6 mars /ATSH-DPA/ – Lëvizja islamike palestineze Hamas deklaroi se do të vazhdojë negociatat përmes ndërmjetësve derisa të arrihet një marrëveshje armëpushimi me Izraelin.

”Lëvizja do të vazhdojë të negociojë përmes ndërmjetësve të saj për të arritur një marrëveshje që plotëson kërkesat dhe interesat e popullit tonë”, tha Hamasi në një deklaratë.

Hamasi tha se kishte treguar “fleksibilitetin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje që kërkon “ndërprerjen e agresionit në Gaza dhe akuzoi Izraelin për pengim të bisedimeve”.

”Izraeli ende po i shmang pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje, veçanërisht ato që parashikojnë një armëpushim të përhershëm, kthimin e njerëzve të zhvendosur, tërheqjen nga Rripi i Gazës dhe plotësimin e nevojave të popullit tonë”, theksoi Hamasi.

Përfaqësuesit e SHBA, Katarit dhe Egjiptit po negociojnë një armëpushim të përkohshëm me Hamasin në Kajro.

Izraeli nuk po merr pjesë drejtpërdrejt në bisedime.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkon ndër të tjera që ”Hamasi të paraqesë një listë me emrat e pengjeve ende të gjallë të mbajtur në Gaza”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like