GAZA – Hamas: Lirojmë pengjet nëse ndalet lufta

by admin
Spread the love

GAZA, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Ne do t’i lirojmë pengjet, por duhet t’i ndalim luftimet, deklaroi numri dy i Hamasit, Moussa Abu Marzouk.

Marzouk kohët e fundit shkoi në Moskë për të diskutuar mbi tetë shtetasit me shtetësi të dyfishtë ruso-izraelite të rrëmbyer më 7 tetor nga Hamasi.

Dhe ai shpjegoi se dy gra nga Rusia u gjetën, por Hamasi nuk mundi t’i lironte për shkak të konfliktit.

Sipas Marzouk, Hamasi nuk ka një listë të të gjithë pengjeve dhe nuk është në dijeni të vendndodhjes së të gjithëve, sepse ata mbahen nga “fraksione të ndryshme”, si Xhihadi Islamik, i cili punon ngushtë me Hamasin, por funksionon me sa duket në mënyrë të pavarur.

Numri dy i Hamasit beson se një armëpushim është i nevojshëm për të mbledhur informacione për pengjet. Në përgjithësi, ata realisht mund të liroheshin vetëm nëse “izraelitët ndalonin luftimet në mënyrë që t’i dorëzonin në Kryqin e Kuq”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like