GAZA – Hamas akuzon Izraelin për vrasjen e 104 personave

by admin
Spread the love



GAZA, 29 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza ka akuzuar ushtarët izraelitë se kanë vrarë 104 persona dhe kanë plagosur 760 të tjerë, në kohën e shpërndarjes së ndihmave për palestinezët.

Në të kundërt, ushtria izraelite tha se civilët kishin sulmuar kamionët e ndihmës dhe dhjetëra njerëz ishin shtypur.

Ajo theksoi se një hetim ishte duke u zhvilluar.

Raportet e medias izraelite, duke cituar burime të ushtrisë, thanë se një turmë rrezikoi trupat izraelite duke iu afruar atyre pa ndonjë arsye dhe për këtë arsye ushtria hapi zjarr.

Një banor vendas, i quajtur Mahmud Ahmed, tha për DPA se ishte ende errësirë në mëngjes kur ndodhi incidenti dhe u qëlluan./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakXhaferi: Plani i ri i rritjes i BE-së përfshin edhe Kosovën


You may also like