Gaza gdhihet ndryshe këtë të xhuma – Shqip

by admin
Spread the love

Një armëpushim midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas filloi mëngjesin e sotëm, 24 nëntor.

Pas shtatë javësh mizori izraelite, me më shumë se 14,000 palestinezë të vdekur, konflikti më i madh në Rripin e Gazës në kohët e fundit është ndalur, të paktën për katër ditë.

Sipas marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit, tani do të pasojë një shkëmbim i të burgosurve. Hamasi do të lirojë 50 pengje që morën gjatë sulmit të tyre ndaj Izraelit më 7 tetor, ndërsa 150 palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite.

Gjithashtu, për çdo 10 të burgosur shtesë të liruar nga të dyja palët, armëpushimi do të zgjatet edhe një ditë. Marrëveshja parashikon gjithashtu se Izraeli do të ndërpresë çdo lëvizje trupash në Rripin e Gazës.

Ndoshta aspekti më i rëndësishëm i marrëveshjes për numrin e madh të palestinezëve që jetojnë në këtë territor është hyrja e ndihmave humanitare. Është rënë dakord për hyrjen e një numri të madh kamionësh, ku do të përfshihet edhe karburanti për spitalet në Rripin e Gazës.

Megjithatë, vlen të theksohet se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ky “nuk është fundi i luftës” dhe se pas armëpushimit do të ketë një tjetër konflikt. Nga ana tjetër, edhe Hamasi për të njëjtën gjë është përgatitur. /tesheshi.com/

You may also like