GAZA – Dhjetëra të vrarë nga bombardimet në shkollën e OKB-së

by admin
Spread the love

GAZA, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Dhjetëra persona thuhet se kanë vdekur nga bombardimi i një shkolle të Kombeve të Bashkuara, në Rripin verior të Gazës.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi në Gaza raportoi dhjetëra vdekje dhe të plagosur në shkollën e refugjatëve të Jabalias.

Ai akuzoi ushtrinë izraelite për sulmin ndaj ndërtesës.

Kreu i Agjencisë së Ndihmës Palestineze të OKB-së (UNRWA), Philippe Lazzarini, shkroi në X, dikur Twitter, se kishte marrë imazhe dhe video të tmerrshme të dhjetëra personave të vrarë dhe të plagosur.

“Këto sulme nuk mund të bëhen të zakonshme, ato duhet të ndalen. Nevojitet menjëherë një armëpushim humanitar”, shkroi ai.

Sipas Lazzarini, mijëra persona të zhvendosur brenda vendit kanë kërkuar strehim në ndërtesë.

Faqja izraelite e lajmeve “ynet” shkroi se ishte e paqartë nëse ishte një sulm izraelit apo një raketë e keqdrejtuar nga terroristët palestinezë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like