GAZA – Anija e parë me 200 tonë ndihma i afrohet brigjeve palestineze

by admin
Spread the love

GAZA, 15 mars /ATSH/ – Një anije me 200 tonë ndihma iu afrua brigjeve palestineze në një mision për të ndihmuar në lehtësimin e krizës humanitare në enklavë pesë muaj pas luftës midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan apnews.com.

Anija, e operuar nga grupi spanjoll i ndihmës ‘’Open Arms’’, u nis nga Qipro të marten. Anija i përket grupit humanitar ‘’Open Arms’’ i afrohet brigjeve të Gazës me 200 tonë ndihma humanitare.

Izraeli është nën presion në rritje për të lejuar më shumë ndihmë për Gazën. Shtetet e Bashkuara u bashkuan me vendet e tjera në dërgimin e furnizimeve në rajonin e izoluar verior të Gazës dhe njoftuan plane të veçanta për të ndërtuar një port për të ofruar ndihmat.

Grupet e ndihmave kanë thënë se dërgesat ajrore dhe dërgesat detare janë mënyra shumë më pak efikase për të ofruar sasi masive të ndihmave të nevojshme në Gaza.

Në vend të kësaj, grupet i bënë thirrje Izraelit të sigurojë korridore të sigurta për autokolonat e kamionëve pasi dërgesat tokësore u bënë pothuajse të pamundura për shkak të kufizimeve ushtarake.

Numri ditor i kamionëve të furnizimit që hyjnë në Gaza që nga fillimi i luftës ka qenë shumë më i vogël se 500 që hynë para 7 tetorit.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like