Mehdi Benatia pritej të prezantohej zyrtarisht si drejtori i ri sportiv i Marseilles.
Por, mesa duket bisedimet kanë ngecur dikë dhe ish-mbrojtësi ende nuk është zyrtarizuar si pjesë e francezëve.
Madje, as trajneri Gennaro Gattuso nuk ka dashur të komentojë mbi marokenin duke theksuar se asnjë nga klubi nuk ia ka prezantuar Benatia si drejtorin e ri sportiv.
“Për momentin nuk jam i sigurt nëse Benatia bën pjesë në bordin e Marseille. Kur të zyrtarizohet atëherë besoj se do të ma prezantojnë edhe mua dhe më pas mund të them se çfarë mendoj.
Për momentin Benatia nuk është prezantuar dhe presidenti e drejtuesit e klubit nuk më kanë njoftuar për asgjë”, u shpreh Gattuso.