Gati të ndryshojë rregulli i “offside”, tani favorizohen sulmuesit!

by admin
Spread the love

Mund të jetë agimi i një revolucioni epokal, që mund të ndryshojë futbollin siç e njohim tani.

FIFA dhe IFAB, (Bordi Ndërkombëtar i Futbollit), janë gati të eksperimentojnë një rregull të ri në lidhje me pozicionin jashtë loje, i cili synon që të përgjysmojë rastet e offside.

Sot për sot mesatarja vërtitet te 4 episode për ndeshje, me rregullat e reja pritet që pozicionet jashtë loje të jenë diku te dy. Objektivi është që ta bëjë futbollin më spektakolar dhe sulmues, duke favorizuar kë sulmon, duke ulur për mbrojtjet shanset që të spekulojnë me gjysmë centimetrat që shihen e rishihen në VAR.

Ajo që ndryshon është mënyra e përllogaritjes së pozicionit jashtë loje të një futbollisti, nëse me rregullat aktuale, asnjë pjesë e trupit të lojtarit që sulmon, nuk mund të jetë më afër vijës fundore në krahasim me pjesën e trupit të mbrojtësit, duke mjaftuar vetëm një pjesë e trupit që të konsiderohesh në pozicion jashtë loje, pra dhe ekstremet këmbët ose duart, rregullat e reja synojnë që pozicioni jashtë loje vlen kur vetëm gjithë pjesa integrale e trupit të lojtarit që sulmon do të jetë përtej linjës së pozicionit jashtë loje.

Në këtë mënyrë VAR do të aplikohet te pjesa e trupit më e tërhequr të atij që mbron, për të kuptuar nëse sulmuesi është jashtë loje. Vetë Presidenti i Fifas, Infantino shpjegoi kohë më parë: “Jemi në fazë studimi pas duam që futbolli të bëhet çdo ditë e më sulmues, në 135 vjet histori është modifikuar vetëm dy herë”.


Top Channel

You may also like