Gashi: Kurti s’ka kërkuar marrëveshje ligjërisht të obligueshme (VIDEO)

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur rreth takimit të 27 shkurtit në Bruksel, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, diskutuan dhe ranë dakord rreth Planit Evropian.

Gashi tha në Rubikon në Shqip se Kurti nuk ka kërkuar marrëveshje ligjërisht obligative.

“Kryeministri i Kosovës kushdo qoftë ai për nga natyra e ka për detyrë me maksimalizu fitimin e vendit që ai përfaqëson. Dhe në interes të vendit që përfaqëson z.Kurti në këtë rast të arrijë marrëveshjen finale, por z. Kurti nuk e ka kërkuar”, tha Gashi në Rubikon në Shqip.

“Nuk ka kërkuar marrëveshje ligjërisht të obligueshme. S’ka dashur”, shtoi Gashi/ Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like