Ganimete Musliu e quan servile deklaratën e Bashës “Kurti ma i madhi i shqiptarisë”

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka komentuar deklaratën e deputetit të VV-së, Dimal Basha që e quajti kryeministren Kurti më i madhi i shqiptarisë.

Musliu në emision “Frontal”, në T7 tha se njerëzit e tillë nuk i duhen afër kryeministrit.

“Qeverisja nuk do të thotë që ty ta jep primatin me u sjell si baba i dikujt, qeverisja është përgjegjësi dhe ti duhesh me kompetencë e përgjegjësi me qeverisë. Gabimi tek ne është që e shohim kryeministrin si Zot. Nuk don koment kjo. Ata kështu e kanë portretizuar liderin e partisë së tyre dhe ky lloj i komunikimit dhe servilizmit ka me e marr në qafë Albin Kurtin. Ia kam thënë në Kuvend. Njerëzit e tillë kanë me marrë në qafë duke i thënë mirë e ki. Nuk e ka mirë. Unë me qenë në vend të tij, njerëzit e tillë sa më larg i kisha majtë. Njerëzit e tillë të marrin në qafë”, ka thënë ajo.

Më tutje, Musliu tha se kjo deklaratë e Bashës tregon se Kurti ka shumë deficite.

“Dikur fillon edhe ai të besojë që është më i madhi i shqiptarisë duke i thënë vartësitë e tij, ose ndonjë servil që e ka brenda partisë. Është e tmerrshme kjo. Nuk i vyejnë servilët afër liderit. Një burrështetas nuk ka nevojë për komente të tillë. Kjo tregon që ka shumë deficite dhe prandaj ka nevojë për Dimalin”, deklaroi ajo.

You may also like