Gana e Senegali në “Katar 2022”, tifozët e Nigerisë shkaktojnë kaos

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gana dhe Senegali ishin të parat skuadra afrikane që siguruan pjesëmarrjen në “Katar 2022”. Ganezët barazuan 1-1 me Nigerinë dhe me gol fushe siguruan biletën për në Botëror, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0.

Në duelin e sotëm Partey e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 10-të. Nigeria reagoi që në pjesën e parë, pasi fitoi një penallti që u kthye në gol nga Troost-Ekong.

Vendasit u munduan të shënojnë golin e fitores, por nuk ia dolën dot. Fundi i ndeshjes solli edhe trazira, pasi tifozët e Nigerisë hynë në fushë dhe shkatërruan gjithçka.

Në takimin tjetër Senegali fitoi falë një goli të Dia, duke bërë që ndeshja me Egjiptin të shkonte në shtesë. Për 30 minuta nuk pati gol dhe gjithçka u vendos nga penalltitë.

Koulibaly e humbi i pari, ndërkohë që të njëjtën gjë bëri më pas edhe Salah. Senegali ishte më i saktë, me Sarr, Dieng dhe Mane që shënuan, kurse te miqtë e çoi topin në rrjetë vetëm El Solia.

Nigeria-Gana 1-1 (0-0)
Shënues:
Troost-Ekong (pen.) 22’ / Partey 10’

Senegal-Egjipt 1-0 (0-1)
Shënues:
Dia 3’

Foto: Mirror Football, Twitter

You may also like