Galtier i “tërheq veshin” Donnarummas: Duhet të bëhet agresiv me shokët e skuadrës

by admin
Spread the love

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së kampionatit ndaj Auxerre.

Ndër temat të cilat trajtoi tekniku i kryeqytetasve ishte edhe ajo mbi paraqitjet e portierit Gianuluigi Donnarumma për të cilin Galtier u shpreh se duhet të kërkojë më shumë nga vetja, por edhe nga shokët e skuadrës.

“Gigio është një profesionist i vërtetë dhe është duke u përmirësuar shumë sa i takon leximit të lojës. E shoh që është më deçiziv tashmë në daljet e tij dhe i njeh mirë trajektoret. Për ne është një pikë e fortë, ka reflekse të mira dhe shpeshherë bën pritje deçizive. Ka nisur të drejtojë edhe mbrojtjen, por duhet të jetë më agresiv në këtë aspekt.

Nuk mund ta pranoj që të pësojmë gol edhe në një ndeshje që po e fitojmë 3-0. Duhet të kërkojë më shumë nga vetja dhe nga shokët e repartit, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet një nga më të mirët në botë”, u shpreh Galtier.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like