Gallatasaraj ishte gati të shpenzonte më shumë për futbollistin shqiptar

by admin
Spread the love

Ernest Muçi është cilësuar si një nga goditjet më të rëndësishme në merkato që ka bërë klubi i Beshiktashit gjatë kohëve të fundit, pasi shumëkush sheh futbollistin e Kombëtares shqiptare si një lojtar me të ardhme të garantuar. Por në fakt, Muçi mund të ishte bërë pjesë e një tjetër klubi të madh turk që në verë.

Mediat turke kanë mësuar se gjatë vitit të kaluar, ka qenë klubi i Gallatasarajt ai i cili kishte hedhur sytë nga futbollisti shqiptar për të përforcuar radhët e tij.

Zëvendëspresidenti i Gallatasarajit, Erden Timur, raportohet se ka qenë në negociata me polakët gjatë vitit të kaluar për të transferuar futbollistin shqiptar.

Oferta e Gallatasarajit arriti deri në 15 milionë euro, por Legia Varshava pretendonte të fitonte 18 milionë euro nga shitja e tij.

Në fund, negociatat u mbyllën pa shtrëngim duarsh dhe Muçi e nisi sezonin si pjesë e Legias.

Por në janar, në dyert e klubit polak trokiti Beshiktash, që bindi drejtuesit që të shitnin futbollistin për 10 milionë euro plus 10% të transferimit të ardhshëm të tij.

Kështu, Muçi u transferua në Turqi dhe tani do të jetë një rival i Gallatasarajit, i cili ishte interesuar i pari për të. 

You may also like