Gafa me banderolën në Vlorë, Ismail Qemalin e bëjnë me emër të “ri”

by admin
Spread the love

Qyteti i Vlorës,  është duke u përgatitur këto ditë për festën e flamurit, ku në qytetin bregdetar ka filluar tashmë të ndihet atmosfera e festave të 28-29 Nëntorit, duke vënë flamuj dhe banderola në rrugët e qytetit.

Një banderolë e ngritur së fundmi në nderim të “Babait të Pavarësisë së Shqipërisë”, Ismail Qemalit, i ka ndryshuar emrin këtij të fundit, duke e quajtur Ismali Qemali.

Mesa duket kjo gafë nuk u ka rënë në sy zyrtarëve të administratës publike.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti Myslym Murrizi i cili ironizon:

“Nga viti 1912 emrin e ka patur ISMAIL. QEMALI.Por me duket se ja paskemi ditur gabim ,sepse ne kete 110 vjetor bashkia Vlore paska vene nje banderole me emer tjeter ISMALI QEMALI.Ishalla e ka deklaruar ne formularin e dekriminalizimit se perndryshe do ta “ haj” keq nga spaku.Apo do ja kene ndryshuar qellimisht qe ti fshehin te dhenat per dosjet e ish sigurimit haha??”, shprehet ai.

You may also like