Gafa e Radu fatale, Interi thyhet në Bologna dhe i jep asist Milanit

by admin
Spread the love

Interi është mundur në Bologna me rezultatin 2-1 dhe mbetet në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Milani që tani e ka në dorë vetë titullin kampion në katër javët e mbetura. Një përmbysje e skuadrës së Mihajlovic, që trondit Interin kampion në fuqi.

Interi e nisi ndeshjen me gol në “Renato Dall’Ara”. Ivan Perisic ishte fantastik me një goditje në hyrje të zonës. Kroati nuk i la asnjë shans portierit Skorupski dhe kampionët në fuqi të Italisë e panë veten në epërsi.

Edhe pse Bologna nuk po ushtronte ndonjë presion të madh për të barazuar, mjaftoi një goditje dënimi që vendasit të shtangnin portierin Radu. Krosimi i Barroë u shfrytëzua në maksimumin nga Arnautovic, i cili me kokë ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Interi u rihodh në sulm për të shënuar golin e avantazhit sërish. Dumfries, Dimarco dhe Lautaro Martinez rrezikuan portën e skuadrës vendase, por nuk ia dolën të shënojnë dot gol. Edhe në pjesën e dytë Dimarco ishte ai që ngulmonte shumë dhe tentoi dy herë të shënonte.

Dhjetë minuta nga nisja e pjesës së dytë Correa me kokë u ndal nga Skorupski, kurse më pas ishte Dumfries në të 60’ që nuk e mposhti dot portierin e Bologna. Atëherë kur nuk pritej, Interi i dhuroi nëj gol skuadrës vendase.

Gafa e portierit Radu i dha mundësinë të shënonte Sansones dhe Interi e pa vetën në disavantazh. Një goditje e rëndë, por skuadra e Inzaghi nuk u dorëzua. D’Ambrosio gjatë një rrëmuje në zonë provoi ta cconte topin në rrjetë, por vendasit e hoqën pranë vijës fatale.  Milanezët nuk kishin forcën e duhur në minutat në vazhdim dhe u dorëzuan në Bologna, kur askush nuk e priste.

SERIE A – JAVA 20 (E PRAPAMBETUR)

Bologna-Inter 2-1
Shënues:
Arnautovic 29’, Sansone 82’ / Perisic 3’

Foto: Bologna Fc 1909, Twitter

You may also like