Gabimi trashanik i Kastratit, bleu veturë 200 mijë euro por më pas mbeti pa paguar qiranë

by admin
Spread the love

 Futbollisti i Kombëtares së Kosovës futboll, Lirim Kastrati mund të mburret me përfitimet që i ka sjellë futbolli, por shpesh nuk ka ditur t’i menaxhojë si duhet.

Një ngjarje komike e ka treguar portieri kroat Ivo Grbiq.

Grbiq dhe Kastrati kanë luajtur së bashku në Lokomotiva të Zagrebit para se Kastrati të largohej te Dinamo në shkurt të vitit 2020.

Pas transferimit te Dinamo, futbollisti nga Kosova u bë me një veturë të re prej 200 mijë eurosh edhe për babanë e tij, por pas kësaj Dinamo ua ka ulur pagat të gjithë lojtarëve për 30 për qind për shkak të koronavirusit dhe ka pasur një problem të vogël. Ai nuk kishte para për të paguar qiranë.

“I bleu plakut dhe vetes një veturë për 200 mijë euro pasi nënshkroi në Dinamo. Klubi i uli rrogat 30 për qind dhe mbeti pa paguar qiranë – nuk është gënjeshtër”, ka thënë Grbiq dhe shpërtheu në të qeshura me drejtuesit në studio.

Kastrati u largua nga Dinamo këtë verë dhe kaloi te Legia e Varshavës. 

You may also like