Gabimi i jashtëzakonshëm i gjyqtarit, Guardiola: Çfarë t’i them skuadrës dhe tifozëve pas një ndeshje si kjo?

by admin
Spread the love

Manchester City dhe Tottenham u ndanë së bashkuë në “Etihad” në barazimin dramatik 3-3.

Pas ndeshjes, momenti më i përfolur ishte gabimi i pabesueshëm i gjyqtarit Simon Hooper. Gabimi i tij ishte tepër i rëndë dhe i pakuptueshëm në çastet e fundit të ndeshjes, ku rezultati ishte 3-3, duke lejuar një avantazh për City, dhe në momentin që Grealish ishte 1 me 1 kundër portierit, ai akordoi faullin.

Guardiola, në intervistën për shtyp pas sfidës ka theksuar se pas një ndeshje si kjo, me këtë gabim madhor, nuk kishte çfarë t’i thoshte skuadrës dhe tifozëve.

“Kemi krijuar shumë raste, kemi qenë agresivë dhe të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes.

Futbolli ndonjëherë është si jeta, nuk merr gjithmonë atë që meriton. Edhe si lojtar i Johann Cruijff, mësova se në futboll nuk ka fat.

Haaland ishte i frustruar nga veprimi i fundit në të cilin Grealish gjeti veten dhe vendimin e arbitrit në të. Pas një ndeshje si kjo, çfarë mund t’u them lojtarëve dhe tifozëve që na mbështetën gjatë gjithë lojës?”, përfundoi Guardiola.

You may also like