Fytyra reflekton gjendjen e shëndetit tonë. Ja cilat janë detajet që duhet t’u kushtosh rëndësi

by admin
Spread the love

Fytyra reflekton gjendjen e shëndetit tonë. Sipas mjekësisë popullore të vendeve lindore, fytyra mund tëjetë një këmbanë alarmi për shumë probleme lidhur me shëndetin tonë. Në praktikë, bëhet fjalë për disa sinjale që trupi na dërgon përmes fytyrës për të na bërë të kuptojmë se ka diçka që nuk shkon. Le tëshohim bashkë se për çfarë bëhet fjalë. Më poshtë janë shenjat që nuk duhet të nënvlerësoni.

Fillojmë me rrudhat, një problem tepër i madh, sidomos për femrat. Të kesh rrudha rreth syve, ose rreth gojës është një detaj që herët a vonë do të shfaqet në fytyrën tonë. Është i pashmangshëm. Ama në disa raste, ato shfaqen si pasojë e mungesës së vitaminës B ose C. Në këto raste, është e mira të ushqehemi siçduhet, ose të marrim vitamina shtesë për të plotësuar mungesat në organizëm.

Aknet gjithashtu mund të jenë manifestim i shumë problemeve. Më shpesh ndodhin si pasojë e problemeve hormonale në adoleshencë, por mund të shfaqen edhe si pasojë e konsumimit të një diete me sasi të tepruar sheqernash. Edhe në këto raste, duhet të bëni kujdes me ushqimet që konsumoni, pasi janëbaza e një jetese të shëndetshme ose jo.

Qeset poshtë syvë. Pagjumësia mund të jetë një problem i rëndësishëm në jetën e kujtdo prej nesh, pasi ndikon si në shëndetin tonë, ashtu dhe në mirëqenien emocionale. Është e rëndësishme të gjejmë kohën e duhur për të pushuar rreth 8 orë në ditë. Edhe ushqimi në këto raste mund të ndikojë shumë. Mundohuni të shmangni ushqimet e rënda, alkoolin apo duhanin gjatë vaktit të darkës, pasi, siç dihet, ndikojnë nëpagjumësi.

Edhe lëkura mund të na thotë gjëra të rëndësishme për shëndetin tonë. Fytyra e zbehtë mund të tregojëmungesë të hekurit. Fytyra e verdhë lidhet me problemet me fshikëzën e tëmthit, si dhe me aneminë. Fytyra e kuqe mund të tregojë një konsumim të tepruar të kafesë, ose një mungesë të vitaminës D. Ndërkohë që fytyra e thatë tregon probleme lidhur me hidratimin.

You may also like