Fyerje e Islamit dhe Profetit Muhamed nga adhurues të lopës – Shqip

by admin
Spread the love

Katari Kuvajti u kanë bërë thirrje ambasadorëve indianë për komentet fyese të bëra kundër Islamit dhe Profetit Muhamed nga zyrtarë të Partisë Popullore në pushtet (BJP) në Indi.

Ministria e Jashtme e Katarit tha se kishte ftuar një të dërguar indian për të shprehur “zhgënjimin e Katarit dhe për të hedhur poshtë dhe dënuar plotësisht deklaratat e diskutueshme të bëra nga zyrtarët e partisë në pushtet të Indisë kundër Profetit Muhamed”.

Sipas deklaratës, ministri i Jashtëm i Katarit, Soltan bin Saad Al-Muraikhi i dorëzoi një notë të dërguarit indian, ku thuhej se “këto deklarata fyese do të nxisin urrejtje fetare, pasi ofendojnë më shumë se dy miliardë muslimanë në mbarë botën”.

Doha zyrtare tha se pret nga qeveria e Indisë “një falje publike dhe dënim urgjent të këtyre komenteve”.

Ambasada e Indisë në Doha njoftoi në Twitter se ambasadori tha gjatë takimit se “tashmë është ndërmarrë një hap vendimtar kundër atyre që kanë bërë komente nënçmuese”.

Më herët, Ministria e Jashtme e Kuvajtit tha se kishte thirrur ambasadorin indian dhe i kishte dorëzuar një notë proteste, duke dënuar ashpër komentet fyese të bëra kundër Islamit dhe Profetit Muhamed nga zyrtarë të partisë në pushtet të Indisë.

Zëdhënësja e Partisë Popullore, Nupur Sharma është pezulluar për komentet fyese.

Gjithashtu Naveen Jindal Kumar, drejtor mediatik i Partisë Popullore në New Delhi, u përjashtua nga partia.

Kumar nga ana tjetër u përjashtua nga partia për “fyerje të vlerave fetare” në rrjetet sociale.

Pas këtij vendimi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Popullore, Arun Singh, ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se “partia nuk miraton ofendimin e asnjë feje dhe respekton të gjitha fetë”.

“Partia Popullore është kundër ideologjive që fyejnë apo poshtërojnë çdo fe apo sekt. Partia Popullore nuk mbështet persona të tillë apo një drejtim të tillë filozofik”, thuhet në deklaratë.

Sharma ka postuar në Twitter se nuk donte të ofendonte askënd me fjalët e saj.

“Nuk doja të lëndoja ndjenjat e askujt. Nëse kam lënduar disa njerëz me fjalët e mia, atëherë i tërheq ato”, tha Sharma.

Partia Popullore është partia në pushtet në Indi dhe anëtar i saj është kryeministri aktual Narendra Modi. /tesheshi.com/

You may also like