“Futu brenda, babi po të vret”/ Ngjarje tronditëse në Greqi, vjehrri vret dhëndrin 39 vjeç në sy të të bijës dhe nipit, shkak gruaja e tij

by admin
Spread the love

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, ku një 39-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri përpara banesës, nga vjehrri.

Ky i fundit, menjëherë pas krimit, i ka dhënë fund jetës.

E gjithë skena është parë nga ballkoni i banesës nga vajza dhe ish-gruaja e autorit, si dhe nipi i tij i mitur. Referuar mediave greke, dyshohet se shkak për këtë krim është bërë divorci që autori kishte marrë nga gruaja e tij, e cila kohët e fundit kishte shkuar të jetonte në banesën e të bijës dhe dhëndrit, që mbeti viktimë.

Autori kishte udhëtuar nga Selaniku drejt Athinës, ku pasi kishte pritur disa minuta jashtë derës, në momentin kur dhëndri kishte dalë për të dërguar në kopsht të birin, e ka qëlluar atë më armë.

“Stelio, futu brenda, do të të vrasë”, ka bërtitur e shoqja e tij, pasi ka parë të atin me armë, por çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt.

Skenën e tmerrit e ka parë edhe vogëlushi i çiftit, i cili i ka thënë të ëmës se një ‘burri i keq, i vrau babanë’.


Top Channel

You may also like