Futi Mozzikun në ambientet e shtëpisë, ky është dënimi që mori Donaldi – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

22:23 | 1 Shkurt 2022

Mozziku ishte i ftuar të premten të performojë për banorët.

Por ai hapur tregoi mbështetjen për Donaldin, dhe kjo gjë nuk iu pëlqeu banorëve, shkruan lajmi.net.

Donaldi gjithashtu theu një rregull duke futur brenda ambientit të shtëpisë reperin.

Se theu rregullat dhe se do të marrë dënim gjatë spektaklit të sontëm Donaldit iu komunikua nga ‘Vëllau i Madh’ përmes një zarfi të zi.

Sërish kjo gjë përplasi banorët mes vete ku e diskutuan sërish këtë situatë edhe gjatë transmetimit.

Dënimi që Donaldi morri për këtë thyerje të rregullës është se ai shkon në nominim dhe nuk merr pjesë në televotimin për banorin që shkon në finale.

Ndërsa sonte është hapur një televotim për finalistin e parë./Shqip/

 

 


You may also like