Futbollistja e PSG-s zbulon plagët e rënda pasi u rrah me shufër hekuri

by admin
Spread the love

Kheira Hamraoui është rrëfyer për sulmin e saj nga katër burra të maskuar, pasi futbollistja e PSG-s u rrah me një shufër hekuri javë më parë.

31-vjeçarja u sulmua nga disa persona në fillim të këtij muaji në kryeqytetin francez, duke u tërhequr zvarrë nga një veturë që dyshohej se u pagua nga shoqja e skuadrës, Aminata Diallo.

Diallo, 26-vjeçarja, u mbajt më pas në paraburgim javën e kaluar, ngase dyshohej se ishte ajo që e organizoi një sulm të tillë.

Ajo u lirua nga policia pa asnjë akuzë, ndërsa u mbajt për 36 orë në paraburgim.

Gazeta franceze “L’Equipe” ka publikuar detajet nga policia në lidhje me përvojën e tmerrshme të futbollistes së PSG-së, Hamraoui.

Kjo e fundit i tha policisë: “Sulmuesi më goditi me shufër hekuri disa herë. Pashë që më kishte në shënjestër kryesisht këmbët dhe po përpiqesha të mbrohesha me duar”.

“Në atë kohë nuk pashë armë. Ata menjëherë filluan të bërtasin: “Hape derën, hape derën”.

Ndërsa janë publikuar edhe pamje të këmbës së saj të lënduar rëndë.

You may also like