Futbollisti i Bayern Munich, Matthijs De Ligt kërkohet nga gjiganti anglez

by admin
Spread the love

Skuadra e Arsenalit po synon të bëjë një lëvizje befasuese në mbrojtje gjatë afatit kalimtar të janarit.

“The Athletic” shkruan të enjten se Arsenali ka shprehur interesim për mbrojtësin e Bayernit, Matthijs De Ligt.

Arsenali është i gatshëm të bëjë ofertë për holandezin, i cili nuk po ndihet shumë i lumtur te skuadra gjermane. 24-vjeçari këtë edicion ka vetëm 11 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat dhe me skuadrën gjermane ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Arsenali po synon huazimin e De Ligtit për gjashtë muaj, me obligimin e blerjes së tij në verë për 60 milionë euro.

De Ligt para se t’i bashkohet Bayernit vitin e shkuar, karrierë ka bërë edhe te Juventusi e Ajaxi.

 

You may also like