Futbollisti gjerman Thomas Meisner përforcon ekipin e Gostivarit – Shqip

by admin
Spread the love

Klubi i futbollit Gostivari që aktualisht vijon përgatitjet në Antalia të Turqisë, krahas punës në terren vazhdon edhe me kompletimin e radhëve të veta me futbollist cilësorë. Ekipi në faqen zyrtare të fejsbukit ka publikuar emrin e prurjes më të re në ekip, bëhet fjalë për futbollistin e repartit të mbrojtjes gjermanin Thomas Meisner.

32 vjeçari Thomas Meisner i cili ka filluar në vitin 2006 në ekipin FC Schweinfurt 05, më pas ka luajtur edhe në disa ekipe  në të gjitha  kategoritë, ndërsa së fundit ishte  pjesë e Hansa Rostock. Përveç këtij klubi, Meisner luajti për tre sezone në Eredivisie holandeze për skuadrat e Willem dhe Den Haag, si dhe ishte pjesë e Akademisë Puskas, Duisburg dhe ekipeve të dyta të Borussia Dortmund dhe Mainz.

You may also like