Futbollisti Atsu akoma i ngujuar nën rrënoja

by admin
Spread the love

Më shumë ekipe sportive kanë pësuar humbje në njerëz në tërmetin katastrofik që të hënën i goditi Turqinë dhe Sirinë ku numri i të vdekurve është rritur në mënyrë dramatike dhe u ngjit në mbi 11.000 persona, njofton sot agjencia Anadolia.

Nga radhët e ekipeve turke të ligës së parë Atakash Hatajspor dhe Gaziantep, si edhe nga ekipi i ligës së dytë Malatiaspor, ka të vdekur dhe të zhdukur.

Edhe pse një pjesë e mediave turke dje publikuan se ekipet e shpëtimit e kanë nxjerrë të gjallë futbollistin e Hajatspor, Kristian Atsu, trajner i tij Vollkan Demirel, sot e përgënjeshtroi informacionin. Është konfirmuar se drejtori i klubit Taner Savut është i ngujuar nën rrënojat thuajse 60 orë nga tërmeti që të hënën në mëngjes e goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Atsu dhe Savit kanë qenë të vendosur në katin e nëntë në ndërtesën në qytetin Hataj me edhe disa njerëz të tjerë.

“Akoma nuk ka lajme për Atsu dhe Savut. Vallë nuk do ta ndaja me ju informacionin se janë gjetur? Ju lumtem të mos publikoni se dikush ka mbijetuar derisa nuk merrni konfirmim.Njerëzit kanë familje, vuajnë, ndërsa dhimbja sa vjen e rritet. Ekipet e shpëtimit po punojnë nat e ditë. Shpresoj se të dy do të gjeneden”, ua tha Demirel gazetarëve turq.

Ekipet Hatajspor dhe Gaziantep janë evakuuar nga rajoni i goditur.

Portieri i Malatiaspor, Ahmet Ejup Turkasllan, e humbi jetën në tërmet.

Lojtari i Kahramanmarasit, i cili garon në devizionet më të ulëta të futbollit, Istikball Spor, gjithashtu, është në mesin e të vdekurve, ndërsa një bashkëlojtar i tij është i ngujuar nën rrënojat, ndërsa një tretë është dërguar në trajtim intensiv.

Volejbollistja e klubit turk Gaziantep, Betul Çoban Çakër dhe bashkëshorti i saj Bedretin Çakër, gjithashtu janë në mesin e të vdekurve, si dhe një tjetër volejbolliste nga një ligë më e ulët turke.

Mundësit francezë, kosovarë dhe uzbekistanezë, që garojnë në një turne në Kahramanmaras janë evakuuar në një vend të sigurt, por disa mundës turq besohet se janë bllokuar nën rrënojat e qytetit.

Basketbollistrja turke, Nilaj Ajdogan akoma është e rrënuar nën rrënoja në provincën Malatia.

Televizioni NTV raportoi se 15 sportistë – 11 volejbollistë, të cilët luajnë në ligën e dytë dhe pesë futbollistë me aftësi të kufizuara – janë të bllokuar nën rrënojat e një hoteli në provincën Malatia.

TI RAPORTON!

You may also like