Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i Elbasanit

by admin
Spread the love

Futbolli shqiptar është në zi. Një lajm i trishtë vjen për botën shqiptare të futbollit pasi ish-portieri i Elbasanit, Bujar Gogunja është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Gogunja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk ia doli dot të fitonte betejën. Për këtë ngjarje nga reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka i cili ka bërë një shkrim të gjatë ngushëllues në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Postimi i plotë

Të dashur miq të familjes sonë të madhe të futbollit,

Pak minuta më parë mora lajmin e trishtë se miku im i mirë Bujar Gogunja, portieri i madh i Elbasanit të viteve ‘80-të, njeriu i mençur e fjalëpak, u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Ish-portieri i Labinotit kampion të sezonit 1983-1984 ishte pjesë e atij brezi të artë të futbollit elbasanas që sollën emocione të mëdha në gjithë futbollin shqiptar. Bujari, ishte një ikonë e portës dhe do të kujtohet gjithmonë për rekordin e tij prej 1037 minutash pa pësuar gol. Ai mbeti një frymëzim për brezat e rinj dhe kontribuoi për qytetin e tij edhe si trajner portierësh te Elbasani kampion i sezonit 2005-2006.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh ngushëllimet e mija më të ndjera për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.

Kujtimet që na ka lënë, do të jenë gjithmonë të paharruara.

Prehu në paqe Bujar, do na mungosh të gjithëve.

You may also like