Futbolli “rikthehet” në shkolla/ Ministrja Kushi dhe presidenti Duka, gati futbolli si orë mësimi

by admin
Spread the love

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit e Sportit do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit “Programi i Futbollit për Shkollat” që do të realizohet me mbështetjen e FIFA-s.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ndërkohë që për të implementuar këtë bashkëpunim do të ngrihet një grup i përbashkët pune që do të koordinojë programin në të gjitha fazat duke përfshirë edhe FIFA-n. Ky program do të zbatohet në 116 shkolla në të gjithë Shqipërinë, teksa numri i mësuesve dhe veçanërisht fëmijëve të përfshirë do të jetë shumë i madh.

Përmes këtij bashkëpunimi FSHF dhe MAS synojnë të ndihmojnë në zhvillimin pozitiv të aftësive fizike dhe një jete më të shëndetshme të fëmijëve dhe nxënësve

Pas nënshkrimit dhe ngritjes së grupit të punës do të vijohet fillimisht me trajnimin e personave të përzgjedhur për këtë projekt, të cilët më pas do të trajnojnë mësuesit e edukimit fizik në shkollat përkatëse.

Sportisti nën shënjestrën e Erdoganit, Kanter ka kritikuar presidentin turk duke e quajtur “diktator”

Turqia ka vendosur një shpërblim prej 500 mijë dollarë për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e basketbollistit Enes Kanter pasi shteti turk e konsideron atë një terrorist.

Basketbollisti 30-vjeçar, i cili sezonin e kaluar luajti për Boston Celtics në NBA, theksoi: “ Nuk jam i vetmi. Ka kaq shumë gazetarë, akademikë, sportistë, aktivistë dhe mësues të pafajshëm në këtë listë. Tani jeta e tyre është në rrezik për shkak të qeverisë turke”.

Kanter ka kritikuar vazhdimisht presidentin turk Erdogan, duke e quajtur atë një “diktator” ose “Hitleri i shekullit tonë”.

Ai ka komentuar njoftimin e tij në llogarinë personale në Instagram, duke shkruar në postim: “Nuk mund ta besoj se kemi arritur në pikën ku jeta ime luhet. Nëse më vrasin në një të ardhme të afërt, regjimi i Erdoganit do të jetë përgjegjës. Pse administrata Biden, NATO dhe liderët perëndimorë po heshtin dhe po përpiqen diplomatikisht të trajtojnë këto diktatura?”.

FIFA procedon Argjentinën, Akuzat disiplinore, “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme”

Federata Ndërkombëtare e Futbollit FIFA ka nisur procedurat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Argjentinës për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe shkelje të lojës së ndershme në finalen e Kampionatit Botëror.

FIFA citoi rregullat e saj mediale dhe të marketingut për nisjen e rastit, pas festës së egër të lojtarëve të Argjentinës, pas fitimit të titullit, në zonën për media.

Në finalen e Kampionatit Botëror, Argjentina mundi Francën me penallti në stadiumin Lusail të Katarit.

Rreth tre orë më vonë, lojtarët e udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi vrapuan dhe kënduan nëpër zonën e dedikuar për intervista zyrtare dhe dëmtuan muret e dobëta ndarëse dhe nuk u ndalën për të komunikuar me mediat ndërkombëtare.

Akuzat disiplinore përfshijnë “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme” nuk i referohen sjelljes së portierit argjentinas Emiliano Martinez, i cili, në fushë, tundi në mënyrë të papërshtatshme trofeun e fituar për portierin më të mirë në Kampionatin Botëror. FIFA nuk ka shpallur një kalendar lidhur me çështjen disiplinore të Argjentinës.


Top Channel

You may also like