Futbolli për shkollat / 116 mësuesit e trajnuar nga FIFA janë gati

by admin
Spread the love

116 mësuesit e trajnuar nga FIFA janë gati për të vënë në jetë një nga projektet më të mëdha që pritet të transformojë dhe të rrisë akoma edhe më shumë futbollin shqiptar.

Qëllimi kryesor i programit ‘Futbolli për Shkollat’, një bashkëpunim i frytshëm mes FSHF-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i mbështetur nga FIFA, është identifikimi dhe mbështetja e fëmijëve nga mosha 8-14 vjeç dhe familjeve të tyre si edhe njëkohësisht identifikimi i talenteve të reja.

“Sot është një ditë e veçantë, duke parë që përmbyllim trajnimin e 116 mësuesve të shkollave 9 vjeçare, të cilët janë pjesë e programit madhor të Federatës Shqiptare të Futbollit, “Futbolli për Shkolla”. Një program, që vjen si rrjedhojë e bashkëpunimit shumë të mirë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me mbështetjen e FIFA-s. Në emër të Federatës duhet t’ju shpreh mirënjohje”- tha Ilir Shulku, sekretar i përgjithshëm i FSHF.

Ndërkohë zv ministri I arsimit dhe sportit Endrit Hoxha si përfaqësues I Ministrisë së Arsimit dhe sportit theksoi.

Ju uroj shumë suksese, shpresoj që ju të jepni zemrën tuaj dhe pasionin e dëshirën, duke pasur në mendje që këta fëmijë nesër do të jenë e ardhmja.Dua të falënderoj edhe FIFA-n që ka bërë të mundur uniformat dhe bazën materiale, mundësimin e këtij projekti.“- tha Endri Hoxha, zv.ministër i arsimit dhe sportit.

Edhe përfaqësuesi i FIFA-s, Antonio Buenaño Sánchez, i cili është edhe menaxheri i këtij projekti shprehu falënderimet e tij për të gjithë mësuesit e trajnuar.

“Do të doja të shprehja falënderimet e mia për prezencën tuaj ditën e sotme për lançimin e programit ‘Futbolli për shkollat’. Një falënderim i veçantë shkon për punën e shkëlqyer që është bërë nga ekipi i FSHF-së gjatë muajve të fundit dhe pa mbështetjen dhe përkushtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ky event nuk do të ishte e mundur sot.“- tha Antonio Buenaño Sánchez, përfaqësues i FIFA-s.

Në ditën e tretë të seminarit, që ishte sot, të gjithë mësuesit e edukimit fizik vunë në zbatim të gjithë njohuritë e marra gjatë këtyre ditëve, duke trajnuar rreth 200 fëmijë në një festival të vërtetë futbolli.


Top Channel

You may also like