Futbolli pa Ronaldo dhe Messin, ja kush do ishin më të mirët

by admin
Spread the love

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë vulosur emrat e tyre në historinë e futbollit si ndër më të mirët e të gjitha kohërave.

Ylli portugez Ronaldo njihet si golashënuesi më i mirë i shekullit 21, ku përgjatë 1,005 ndeshjeve ka arritur të regjistrojë 728 gola mbi emrin e tij.

Në anën tjetër, Messi gjendet në krye të listës së asistuesve më të mirë të këtij shekulli, ku në 866 ndeshje ka asistuar plot 319 herë.

Po ashtu, ylli argjentinas është i pari që ka më së shumti kontribute në gola, ku në 866 ndeshje ka qenë i përfshirë në gjithsej 1,019 gola, respektivisht 700 gola dhe 319 asistime, duke lënë pas rivalin e tij Cristiano Ronaldon, i cili në 1,005 ndeshje ka regjistruar 951 kontribute në gola, ose 728 gola dhe 223 asistime.

Por nëse Ronaldo dhe Messi nuk do të ishin prezent në futboll, yjet si Suarez, Ibrahimovic e Lewandowski do të ishin në krye të këtyre listave.

Në fakt, Ibrahimovic renditet golashënuesi i tretë më i mirë i shekullit 21, ku në 860 paraqitje ka regjistruar 521 gola, kurse pas tij renditet Lewandowski me 466 gola në 698 ndeshje.

Ndërsa në aspektin e asistimeve, Luis Suarez renditet i treti ndër më të mirët ku ka asistuar plot 256 herë në 713 ndeshje. Po ashtu, uruguaiani gjendet në pozitën e pestë në aspektin e golave të shënuar në këtë shekull, ku ka regjistruar plot 459 sosh.

Pra nëse në futbollin e sotëm nuk do të kishte Messi dhe Ronaldo, yjet si Suarez, Lewandowski dhe Ibrahimovic në bazë të statistikave do të ishin në pozitën e më të mirëve të këtij shekulli.


Top Channel

You may also like