Futbolli gjerman tronditet sërish, 19-vjeçari i Hoffenheim zbulon se është me leucemi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një tjetër futbollist në Gjermani ka zbuluar se ka tumor. Pas Haller dhe Boetius (që fatmirësisht është kthyer në fushë), edhe Hubert Mbuyi-Muamba është i detyruar që të ndërpresë përkohësisht karrierën e tij.

Futbollisti i ri i Hoffenheim (vetëm 19 vjeç), që është formuar te Paris Saint-Germain dhe u transferua në Gjermani në vitin 2021, është me leucemi. Këtë lajme ka bërë publik vetë klubi gjerman përmes një njoftimi në kanalet zyrtare.

“Jemi të gjithë me ty! Lojtari ynë i ekipit U23 Hubert Mbuyi-Muamba ka mësuar para pak ditësh se është me leucemi. Ai është në Francë për të vazhduar mjekimin. Të urojmë shërim të shpejtë”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

Foto: TSG Hoffenheim Twitter

You may also like